Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Italiani i kërcënoi babanë, 20-vjeçari shqiptar ndërhyn në sherr dhe e plagos rëndë

NULL NULL
29.12.2023 16:22
karabinieri

Dy shqiptarë, babë e bir, janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një shtetas italian, i cili ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas mediave italiane, 47-vjeçari italian kishte kërcënuar me thikë pronarin e lokalit shqiptarin 50-vjeçar në qytetin Ariccia, të cilit i erdhi në ndihmë në këtë konflikt djali i tij 20-vjeçar.

Italiani mbeti i plagosur, pasi u godit me një thikë në gjoks dhe u transportua në spital nga dy shqiptarët.

Policia është njoftuar për ngjarjen, pasi 47-vjeçari italian përfundoi në spital dhe vuri në pranga dy shqiptarët babë e bir. /a2news

lajme të ngjashme