Italia ndalon udhëtimet me Indinë NULL NULL 25.04.2021 23:27 25.04.2021 23:27 06 May 2020, Hamburg: A closed passport control can be seen in the departure area in Terminal 1 at Hamburg Airport. Due to the Corona Pandemic, operations at Hamburg Airport Helmut Schmidt have almost come to a standstill. Photo: Christian Charisius/dpa (Photo by Christian Charisius/picture alliance via Getty Images) Italia u është bashkuar vendeve të tjera duke vendosur kufizime në udhëtimin nga India për të shmangur përhapjen e një varianti të COVID-19 ndërsa kombi aziatik lufton me një rritje të infeksioneve. Ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, tha në Twitter se ai kishte nënshkruar një urdhër që ndalon udhëtarët e huaj që kanë qenë në Indi në 14 ditët e fundit të hyjnë në vend, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Banorët italianë do të lejohen të kthehen nga India me një rezultat negativ të COVID-19 në nisjen e tyre dhe një në mbërritjen e tyre dhe më pas duhet të shkojnë në karantinë, tha ministri. Ata që ishin tashmë në Itali dhe që udhëtuan nga India në 14 ditët e fundit u kërkua që t’i nënshtrohen karantinës. “Shkencëtarët tanë janë në punë për të studiuar variantin e ri indian,” tha Speranza.