Italia kthehet në bllokim të rreptë për Pashkët NULL NULL 03.04.2021 10:56 03.04.2021 10:56 Italia ka hyrë në një bllokim të rreptë tre ditor në përpjekje për të parandaluar një rritje në rastet të reja me COVID-19 gjatë Pashkëve. Të gjitha rajonet janë tani në “zonën e kuqe” – niveli më i lartë i kufizimeve – ndërsa vendi lufton me një valë të tretë, me rreth 20 mijë raste të reja në ditë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Kishat janë të hapura, por besimtarëve u thuhet të marrin pjesë në shërbimet brenda rajoneve të tyre. Për vitin e dytë, Papa Françesku do të japë mesazhin e tij të Pashkëve në një shesh bosh të Shën Pjetrit. Pas fundjavës së pushimeve, rajone të ndryshme do të qëndrojnë më pas në kufizimet e “zonës portokalli” ose “zonës së kuqe” deri në fund të muajit. Kufizimet në Itali vijnë ndërsa vendet në të gjithë Evropën përpiqen të kontrollojnë një rritje në rastet e virusit, ndërsa luftojnë me një shtyrje të vaksinave të vonuar. Më shumë se 110 mijë e 328 njerëz në total kanë vdekur nga koronavirusi në Itali teksa me COVID-19 janë infektuar 3.6 milionë persona.