Itali: Në kamionin e shqiptarit kapen 34 kilogramë kokainë NULL NULL 05.07.2022 22:33 05.07.2022 22:33 Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi në kamionin e tij u gjetën 34 kilogramë kokainë, e cila kap vlerën e tre milionë eurove. Shoferi shqiptar po udhëtonte drejt veriut të Italisë derisa u ndalua në autostradën Brenner, për një kontroll nga policia rrugore në pikën e pagesës në Vipiteno. Ai u transferua në burgun e Bolzanos dhe këto ditë pritet të dalë para gjykatës. Shqiptari mund të përballet me burgim nga nëntë deri në 30 vjet. Sipas medieve italiane, droga ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut, shkruan Ballkanweb, përcjell Klankosova.tv.