Itali: I riu shqiptar qëllon me armë zjarri të dashurën e tij dhe më pas vetën NULL NULL 17.11.2022 05:49 17.11.2022 05:49 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Bari të Italisë. Një i ri shqiptar e ka qëlluar dy herë me armë zjarri të dashurën e tij e më pas edhe vetën. Siç raporton mediumi italian Rainews, ngjarja ka ndodhur në një apartament në Cassano delle Murge. 21-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes derisa e dashura e tij, një 18-vjeçare me origjinë marokene është transportuar në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti në gjendje të rëndë dhe më pas në poliklinikën e Barit, përcjell Klankosova.tv