Itali: Arrestohet shqiptari, drogën e kishte fshehur në furrë NULL NULL 19.04.2023 09:14 19.04.2023 09:14 Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia. Rasti ka ndodhur në Genova të Italisë. Ai akuzohet për trafik droge. Shqiptari, pronar i një furre të bukës, dyshohet se e kishte kthyer biznesin e tij në një vend për shpërndarjen e narkotikëve. Pas bastisjes organet e rendit, gjetën një sasi të hashishit brenda furrë së bukës. Gjatë operacionit policor, në shtëpinë e 35-vjeçarit u gjetën dhe u konfiskuan 9 mijë euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga shitja e drogës, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.