Itali: 22-vjeçari shqiptar vdes në një aksident NULL NULL 09.07.2023 08:12 09.07.2023 08:12 Një shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali. Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të së shtunës, në rrugën Saronno-Monza. Raportohet se viktima është 22-vjeçari Arnold Selishta, nga Mamurrasi. Vetura e tipit “Range Rover” e ka humbur kontrollin duke u përplasur në rrethrrotullim via Monte Bianco. Sipas mediave italiane në veturë ndodheshin tre persona, të moshës 18, 22 dhe 23 vjeçare. Në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital, por që nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve të marra. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.