Isufi: Ishte një natë e veçantë, titulli në WBF mbetet te ne NULL NULL 04.03.2023 14:09 04.03.2023 14:09 Boksieri Shefat Isufi, i cili e mbrojti titullin në kategorinë gjysmë të rëndë, ka thënë se ajo natë ka qenë e veçantë për të. Isufi theksoi se është munduar që të prezantohet në mënyrën më të mirë para gjithë shqiptarëve që ishin të pranishëm. “Për mua ka qenë një natë e veçantë për shkak se për herë të parë në Mynih, ku edhe fillova boksin profesionist të boksiojë para tifozëve, para gjithë atyre, sa shumë ka pasë shqiptarë, nuk e kisha marrë ndërmend kurrë që aq shumë shqiptarë bëhen bashkë”, ka theksuar Isufi. “Ka qenë një natë e veçantë, unë desha të prezantohem në mënyrën më të mirë, t’i gëzojë me fitore, ashtu siç bënë të gjithë shqiptarët që boksiuan atë natë me fitore, ka qenë natë e veçantë, unë e dhashë maksimumin, edhe pse kam qenë me grip prapë se prapë dhashë më të mirën prej vetes dhe titulli që na takon neve në WBF mbetet te ne”. “Një javë më pasë ndihem shumë mirë, normal, pas fitores, me vendimin tonë na presin të gjithë shqiptarët kudo që janë gëzohen me suksesin tonë”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.