Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Isufaj: Dialogu strategjik e mosanëtarësimi i Kosovës në KiE, dy dështimet më të mëdha (VIDEO)

NULL NULL
24.05.2026 07:51
Ish-konsulli i Kosovës në New York, Frymëzim Isufaj.
Ish-konsulli i Kosovës në New York, Frymëzim Isufaj.

Ish-konsulli i Kosovës në New York, Frymëzim Isufaj, ishte mysafir në Info Magazine të Klan Kosovës të shtunën, ku u diskutua për shumë tema aktuale, në veçanti qasjen e Qeverisë në diplomaci.

Isufaj pati kritika të ashpra ndaj ekzekutivit kosovar duke numëruar dështimet në politikën e jashtme, prej të cilave dy më kryesoret.

“Mendoj që dy dështimet më të mëdha në politikën e jashtme të qeverisë së kaluar, ose të qeverive të tjera, sepse tani kemi edhe qeveri të tjera, kemi edhe qeveri shumë afatshkurtër e cila ishte kohët e fundit, mirëpo mendoj që dialogu strategjik, dështimi i dialogut strategjik dhe dështimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ishin dy prej dështimeve më të mëdha të cilat qytetarët e Kosovës dhe Kosova si shtet, i vuan ende pasojat e këtyre veprimeve”, deklaroi ai në Klan Kosova.

lajme të ngjashme