Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Istogu, fitues i Superkupës së Kosovës në hendboll

NULL NULL
13.09.2025 19:53

Skuadra e femrave e Istogut është fituese e Superkupës së Kosovës në hendboll. Është kjo hera e tretë në katër edicione sa zhvillohet kjo garë në vendin tonë, që kjo skuadër e fiton të njëjtën.

Istogu të shtunën fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 39:31, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Istogaset ishin vazhdimisht në epërsi, ndërsa ferizajaset, me gjithë përpjekjet, nuk rrezikuan epërsinë e tyre.

Dijana Ujkiq dhe Joneide Balo Olikaka i shënuan nga nëntë gola për Istogun. Shtatë i realizoi Tainara Luna Goncalves, ndërsa nga pesë i shtuan Suzana Ujkiq e Nihed Limem.

Te Ferizaj më efikasja ishte Elsa Kongjeli me nëntë gola. Shtatë i shtoi Sevdanur Ozkan, derisa nga katër i kishin Fetane Uzunlar, Luljeta Sopjani e Lorena Matarova.

Istogu është kampion në fuqi dhe po ashtu fitues në fuqi i Kupës së Kosovës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme