Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Istogu eliminon kampionen, kalon në finale

NULL NULL
23.04.2022 20:08

Istogu është finalisti i parë i plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu të shtunën pasdite fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat bindës, 31:19.

Kështu, Kosova do të ketë kampion të ri te hendbollistet.

Vushtrria e ka fituar titullin vitin e kaluar, por këtë herë është ndalur në gjysmëfinale të plejofit.
Istogu e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi dhe fitoi edhe të shtunën në Vushtrri.

Shkëputja e Istogut nisi herët në ndeshje, ndërsa pas 30 minutave rezultati ishte 14:8.

Edhe në pjesën e dytë epërsia e mysafireve ishte bindëse.

Braziliania Dayane da Rocha ishte më efikasja te Istogu me 10 gola. Nga 5 i shënuan Natalia Milatoviq dhe Esma Muratoviq, që e organizoi gjithë lojën e istogaseve, transmeton Klankosova.tv.

Me pritje është shquar portierja Blerta Ahmetxhekaj.

Te Vushtrria më efikasja ishte Gentiana Basholli me 6 gola. 5 i shënoi Burneta Rama. Numër të konsiderueshëm pritjesh kishte Arjeta Maloku.

lajme të ngjashme