Istogu bën histori në Kupën e Kosovës në futboll (VIDEO) NULL NULL nga Andi Shabani 18.03.2021 19:53 nga Andi Shabani 18.03.2021 19:53 Istogu ka arritur që për herë të parë të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Kjo pasi istogasit eleminuan ekipin nga Prizreni A&N dhe këtë e bënë vetëm pas penaltive në ndeshjen dramatike e cila u zhvillua në stadiumin “Demush Mavraj”. Në 11-metërshat vendasit u treguan më të qetë duke triumfuar me rezultatin 7:6, derisa 120 minutat përfunduan me rezultatin e barabartë 1:1. Egzon Kurteshi fillimisht e kaloi në epërsi Istogun, kurse Fatmir Rexhaj shënoi autogol në minutën e 90-të.