Istog, sulmoi zyrtarin policor – dërgohet në mbajtje i dyshuari NULL NULL 21.02.2026 08:51 21.02.2026 08:51 Policia në Istog, ka njoftuar se në fshatin Studenicë, të këtij qyteti, ka ndaluar një burrë që po drejtonte një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari u gjetën dy fishekë, transmeton Klankosova.tv. Pasi i dyshuari tentoi të shmangë kontrollin e mëtejshëm, ai e goditi zyrtarin policor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, duke lënë veturën dhe dokumentet personale në mal. “Më pas i dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.