Istog: Katër persona rrahen me mjete të forta, bëhen për spital NULL NULL 21.05.2023 09:00 21.05.2023 09:00 Istogu Katër persona janë bërë për spital pasi janë përleshur mes vete me mjete të forta. Ata janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Rasti ka ndodhur në fshatin Suhogërll të Istogut. Njëri nga ta është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, derisa dy të tjerë janë ndaluar dhe sipas policisë ende janë nën përkujdesje mjekësore, përcjell Klankosova.tv Rasti është duke hetuar./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.