Istog: Gruaja ankohet për dhunë nga burri, ky i fundit shoqërohet në polici dhe lirohet NULL NULL 24.07.2025 08:38 24.07.2025 08:38 Foto ilustruese / Shutterstock Policia në Istog, të martën pak minuta para mesnatës, është informuar për një rast të dhunës në familje. Atje, një grua ka raportuar për dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. “22.07.2025-23:55. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, tha PK-ja në raportin 24-orësh. Ndërkaq, raportohet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv