Ismaili viziton Veselin në Hagë: Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur NULL NULL 14.01.2026 16:47 14.01.2026 16:47 Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka njoftuar se ka vizituar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë. Ai tha se po bëhen përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve, përcjell Klankosova.tv. “Në Hagë, vizitë Kadri Veselit. Me ekipin mbrojtës të tij, duke bërë përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve tanë”, shkroi Ismaili. Ai tha gjithashtu se besimi në drejtësi mbetet i palëkundur, ashtu si qëndresa për të vërtetën. “As kjo padrejtësi e fundit ndaj historisë sonë nuk e zbeh dinjitetin e atyre që i shërbyen lirisë së Kosovës”, ka shkruar ai.