Ismaili: Për një muaj janë shpëtuar gjashtë jetë nga trajtimi i infarktit brenda dy orëve NULL NULL 14.08.2019 11:27 14.08.2019 11:27 Ministri në dorëheqje i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se nga lansimi i programit për trajtimin e infarktit në dy orët e para, për vetëm një muaj janë shpëtuar gjashtë jetë, njofton Klan Kosova. Ai ka thënë se me këtë program, kur një qytetar do të ballafaqohet me sulmin në zemër, kudo që jeton ai në Kosovë, brenda dy orëve do të reagojë i gjithë zinxhiri shëndetësor, me procedura të përshpejtuara, dhe pa asnjë vonesë do ta sjellë atë në QKUK, për t’ia shpëtuar jetën. “Me këtë shërbim ne do të arrijmë që të shpëtojmë shumë më shumë jetë të qytetarëve por edhe të luftojmë korrupsionin i cili për shumë vite ka varfëruar qytetarët tanë”. “Që nga lansimi i këtij programi ditë më parë, profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike u kanë shpëtuar jetën 6 personave. 6 persona sot më shumë gëzojnë shëndet dhe vazhdojnë të bëjnë më të mirë jetën e familjeve të tyre falë këtij intervenimi të shpejtë që kemi krijuar”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025