Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismaili fillon funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

NULL NULL
06.03.2018 13:19

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka nisur punën në funksionalizimin e  Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, me ç`rast sot edhe zyrtarisht iu ka  dërguar kërkesë të gjithë akterëve të përcaktuar me ligj, për të propozuar emrat e tyre që do të jenë pjesë e bordit të këtij Fondi.

Lajmin ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.

“Porsa të marr propozimet, më së largu më 12 mars, unë do t’i dërgoj emrat për miratim në Qeveri.Bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si organi më i lartë vendimmarrës, do të jetë përgjegjës të mbikëqyrë veprimtarinë dhe ligjshmërinë e punëve të Fondit”.

“Është detyrë e imja si ministër që të mbroj qytetarët nga varfërimi për shkak të shpenzimeve në shërbime shëndetësore, andaj themelimi i këtij Bordi na ofron një hap më shumë drejt arritjes së këtij qëllimi.Brenda dy vitesh të këtij mandati, edhe qytetarët e Kosovës do të jenë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme