Ismaili bashkë me guvernatorë e ministra zhvillon takim në FMN NULL NULL 20.04.2024 20:57 20.04.2024 20:57 BQK takimi me Guvernatorë dhe Ministra në EUR Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, ka marrë pjesë në takimin e Guvernatorëve dhe Ministrave, zhvilluar për Perspektivën Ekonomike Rajonale, udhëhequr nga Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN. Në këtë takim është diskutuar mbi çështje të rëndësishme ekonomike dhe financiare si dhe për të nxitur bashkëpunimin midis shteteve evropiane. Prezantimi “Soft Landing in Crosswinds for a Lasting Recovery” i Kammer, theksohet se ka nxjerr në pah sfidat dhe mundësitë që përballet rajoni, duke ofruar njohuri për perspektivën ekonomike. “Guvernatorët dhe Ministrat nga Evropa u informuan mbi perspektivat makroekonomike dhe zhvillimet e fundit në sektorin financiar, duke shkëmbyer pikëpamje të gjera dhe rekomandime mbi trajektoren ekonomike të rajonit”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv. “Pjesëmarrja e Guvernatorit Ismaili është në funksion të angazhimit për përfshirje proaktive dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve në çështjet ekonomike dhe financiare rajonale”. Iniciativa të tilla nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave të përbashkëta financiare dhe sigurimin e stabilitetit financiar për rajonin.