Ismail Kadare shtrohet në spital NULL NULL 10.08.2016 19:19 10.08.2016 19:19 Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është shtruar këtë të mërkurë në një spital privat në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Panorama”, drejtori i Shtëpisë Botuese “Onufri”, Bujar Hudhri. Ai ka thënë se Kadare ka shkuar në spital thjesht për vizitë rutinë të zakonshme dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Hudhri theksoi se nuk përbën asnjë lajm fakti se Kadare është parë në spital pasi ai po bën kontroll të zakonshëm aty.