Ismail Kadare nderohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” NULL NULL 14.05.2016 09:15 14.05.2016 09:15 Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani. I madhi Kadare kur e mori çmimin tha se është i prekur nga ky vlerësim. “Ndihem i nderuar për çmimin e lartë që më akorduat sot në emër të shtetit e tuajin. Ndihem i nderuar për fjalët dhe vlerësimin e lartë që bëtë për mua”, tha Kadare. “Është më rëndësi prania juaj këtu. Jam i prekur për këtë vlerësim, në një kohë kur në vendin tonë është një situatë e tillë. Është një vlerësim jo vetëm për mua, por edhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare”. “Ne letrarët jemi të lidhur me vlerësimin që i bëhet kulturës shqiptare. Do t’u thosha përkthyesve, se juve mund t’ju harrojë gjithë bota, por ne shkrimtarët nuk do t’ju harrojmë kurrë. Ju jam mirënjohës”, -ishte fjalimi i shkrimtarit Ismail Kadare, pasi presidenti i republikës i akordoi titullin e lartë “Dekorata e flamurit kombëtar”. Presidenti Nishani tha se është njëri prej lexuesve të Kadaresë. “Unë jam njëri prej lexuesve të Kadaresë. I çdo gjëje që ai ka shkruar. Jam një qytetar që ka jetuar diktaturën dhe lirinë, me veprat e tij si referencë”, ka thënë Nishani. “Mund të them se çfarë ishte, çfarë është dhe çfarë do të jetë ai dhe vepra e tij. në një sistem tiranik i papërngjashëm me të tjerë në dhunë dhe çmenduri, si komunizmi shqiptar, Kadare zhvilloi hapësirat e lirisë së mendimit për të gjithë ne. Vepra e tij ishte hapësirë lirie dhe univers i pamat krijues”. “Ai në çdo rresht e kishte mundur banalitetin e së keqes. Kadare me intuitë shekspiriane dhe kurajë të pazakontë përkufizoi krimin, përgjakjen, dhe frikën, duke universalizuar situatat, duke bërë që veprat e tij të lexohen në shumë vende të botës”./botimeshqip/