Islanda neutralizon gjithçka, avancon ndaj Kosovës NULL NULL 23.03.2025 18:04 23.03.2025 18:04 Islanda e ka gjetur golin e epërsisë ndaj Kosovës në minutën e 2-të, me anë të Oskarsson, i njejti që realizoi edhe në Prishtinë. “Dardanët” po humbin 0-1 në Murcia, derisa me rezultat të përgjithshëm nga të dyja përballjet, tashmë gjithçka është e barabartë, njofton Klankosova.tv Ballafaqimi i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll 2-1 për përfaqësuesen tonë, me golat e Lumbardh Dellovës dhe Elvis Rexhbeçajt. Ndeshjet me islandezët janë të vlefshme për fazën “Play-Off” të Ligës së Kombeve, ku ajo skuadër përfaqësuese e cila merr rezultat më të mirë nga të dy takimet, edicionin e ardhshëm në UEFA Nations League do të luaj në Ligën B.