Islam Dudaev ia fiton Shqipërisë medaljen e artë në mundje në Evropianin e Rumanisë NULL NULL 18.02.2024 09:34 18.02.2024 09:34 Islam Dudaev i ka dhënë një tjetër medalje ari Shqipërisë në mundje, pasi mposhti në finalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, rusin Gadzhimurad Rashidov me rezultatin 2-1. Dudaev që garon në stilin e lirë, në peshën deri në 65 kilogramë, bëri një paraqitje spektakolare, duke mundur pastër rivalët e tij. Pasi fitoi me turkun Toprak 6-3, Dudaev mundi me lehtësi edhe rumunin Coman 8-1. Në çerekfinale Dudaev kaloi me shumë lehtësi 4-0 francezin Arsamerzouev. Në gjysmëfinale mundi kundërshtarin azerbajxhanas 3-1, për të shkëlqyer më pas edhe në finalen e sotme. Rezultatet fantastike të Dudaev janë sinjale premtuese për medaljen e parë Olimpike të Shqipërisë në Paris 2024.