ISIS shkatërron një pjesë të amfiteatrit romak në Palmyra NULL NULL 20.01.2017 10:44 20.01.2017 10:44 Militantët nga të ashtuquajturit Shteti Islamik, kanë shkatërruar një pjesë të amfiteatrit romak në qytetin e lashtë të Palmyra. Mediat ndërkombëtare raportojnë se fasada e amfiteatrit që daton nga shekulli i dytë është shkatërruar, transmeton Klan Kosova. Xhihadistët në dhjetor kanë rimarr nga Qeveria këtë pjesë e cila është në listën e trashëgimisë së UNESCO-s . Por ISIS edhe më herët e kishte mbajtur këtë pjesë nën pushtetin e saj për dhjetë muaj.