Ishulli i lepujve NULL NULL 07.10.2015 21:34 07.10.2015 21:34 Japonia është një vend që një vëmëndje të veçantë u kushton kafshëve, nesë kemi parë se Tashirojima, ishte ishulli që adhuron macet, ekziston edhe një vend ku jetojnë lepuj,Okunoshima. Okunoshima është një ishull të vogël, që ndodhet pranë qytetit të Hiroshima-s, në detin e Japonisë. Aty jetojnë një numër i madh lepujsh, ku shtimi i tyre tashmë është bëhet më shumë për synime turistike se ambientale. Duket se lepujt janë veçanërisht të dobishëm për ruajtjen e ekosistemit në ishullinOkunoshima, sepse prania e tyre shërben edhe për të reduktuar barërat e këqij, që mbajnë disa lloje parazitësh. Në këtë ishull më shumë se prej 700.000 metra katrorësh, janë mbuluar nga më shumë se 300 lepuj, që jetojnë sigurt, të lirë dhe të qetë nga grabitqarët e ishullit. Banorët nuk pranojnë që të mbajnë qen dhe mace vetëm për të mbrojtur lepujt. Në këtë ishull, lepujt nuk kanë aspak frikë nga njeriu, por ata i afrohen atij në mënyrë spontane dhe me besim për të marrë përkëdhelje dhe për të ngrënë karrota. Sipas disa burimeve, lepujt u sollën në Okunoshima për të provuar efektet e gazit në mes të viteve 1929–1945. Ishulli ishte një vend sekret ushtarak për prodhimin e gazit helmues, që është përdorur gjatë luftës, transmeton albeu.com