Ishte zhdukur para 10 viteve, jetonte në internet kafe NULL NULL 24.11.2015 09:08 24.11.2015 09:08 Xiao Yun, ka qenë e zhdukur që prej vitit 2005 dhe familja e saj e mendonte të vdekur. Ajo u largua nga shtëpia e saj në qytetin lidor kinez, Hengdian, kur ishte 14 vjeçare pas një sherri me nënën e saj. Që nga ajo kohë, Yun, ka jetuar nëpër internet kafe të ndryshme, transmeton Klan Kosova. Tani si 24 vjeçe ajo është gjetur në Hangzhou një qyetet rreth 160 kilometra larg shtëpisë së saj. Takimi me prindërit e sidomos me nënën ishte shumë emocionuese, për më tepër kur familjarët e saj që një dekadë e kishin menduar si të vdekur. Por vendndodhja e saj u zbulua më në fund të premtën, pasi një polic e kishte kapur atë duke përdorur një kartelë identifikuese të rreme në një internet kafe në Hangzhou. Pas pyetjeve që i’u bënë nga policia, Yun, kishte raportuar se që nga koha kur ishte larguar nga shtëpia kishte jetuar nëpër internet kafene. Në fillim ajo kishte refuzuar që të takohet me prindërit e saj, por policët kanë lajmëruar menjëherë ata. “Unë kam një personalitet kokëfortë dhe jam shumë temperamente, kështu që e kam qortuar shumë atëherë”. “Por kjo gjë ka ndodhur para 10 viteve dhe tani nuk do e qortojë përsëri sepse ajo është e rritur”, është shprehur nëna e saj. Policia e ka gjobitur Xiao Yun me 156 dollarë për ID e rreme.