Ishte në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë 48-vjeçari nga Turqia NULL NULL 17.12.2023 13:21 17.12.2023 13:21 Një 48-vjeçar nga Turqia u arrestua në Tiranë nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit të tij. Në pranga ra Hasan Ozcan, banues në Tiranë. Ai u arrestua gjatë një aksioni policor të koduar “Istanbul”. 48-vjeçari Hasan Ozcan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll të Turqisë e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, raporton TvKlan, transmeton Klankosova.tv