“Ishin të fshehura në mënyrë profesionale” – si u gjet armatimi në objektin e Arsenijeviqit? (VIDEO) NULL NULL 23.06.2025 07:25 23.06.2025 07:25 Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Vallaq të Zveçanit gjatë ditës së diel, ka hasur në një sasi të madhe armatimi. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se armatimi është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq. Sakaq, gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku thotë për “Ora Shtatë” se armatimi u gjet brenda nën tokë, në disa kanale nëntokësore, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Boshnjaku tregoi se çfarë lloj armatimi u gjet gjatë këtij aksioni, derisa shtoi se mënyra se si ishin fshehur këto armë ishte tejet profesionale. Gjatë bastisjes, prezent ishin KFOR-i amerikan dhe njësi monitoruese nga EULEX-i. Ndryshe, të dielën policia bëri të ditur se nuk ka të arrestuar, megjithëse ka një person me interes për intervistim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 14 orë më parë