Armët në Vallaq të Zveçanit u gjetën në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenjieviq (VIDEO) NULL NULL 22.06.2025 16:33 22.06.2025 16:33 Sasi e madhe e armatimit është kapur sot në Vallaq të Zveçanit. Arsenali i armëve u gjet brenda një objekti që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenjieviq. Kështu deklaroi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.