Ish-zyrtari më i lartë i FBI-së u burgos pasi u shoqërua me oligarkun rus të sanksionuar NULL NULL 14.12.2023 22:40 14.12.2023 22:40 Një ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së është burgosur për më shumë se katër vjet pasi ka punuar për një oligark rus i cili është nën sanksionet e ShBA-së. Charles McGonigal është gjobitur gjithashtu me 40,000 dollarë. Gjyqtarja Jennifer H Rearden, e ulur në një gjykatë federale në Manhattan, dha dënimin pasi prokuroria e cilësoi krimin e McGonigal si një grabitje lakmitare të parave, e cila përdori njohuritë që ai fitoi në karrierën e tij në FBI për të rehatuar industrialistin miliarder Oleg Deripaska. Rusi ka qenë nën sanksionet e ShBA-së që nga viti 2018 për arsye që lidhen me okupimin e Krimesë nga Rusia. Prokurorët thanë se McGonigal po përpiqej të ndihmonte Deripaskën të dilte nga lista e sanksioneve. Gjykata e Qarkut e ShBA-së për Distriktin e Kolumbisë ka konfirmuar sanksionet kundër oligarkut rus, duke gjetur se kishte prova se ai vepronte si agjent i presidentit rus Vladimir Putin. McGonigal tha se kishte një ndjenjë të thellë pendimi dhe se i vjen keq për veprimet e tij”. Ai shtoi: “Unë e kuptoj më shumë se kurrë që kam tradhtuar besimin e njerëzve të afërt me mua. Për pjesën tjetër të jetës sime do të luftoj për të rifituar atë besim”.