Ish-ushtari i UÇK-së Dritan Goxhaj nuk ekstradohet në Hagë NULL NULL 11.07.2024 10:50 11.07.2024 10:50 Gjykata e Lartë në Shqipëri gjatë ditës së djeshme, ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, në Hagë. Mediat shqiptare, raportojnë se vendimi vjen pas lirimit të tij nga Gjykata e Apelit, e cila më herët kishte vendosur në favor të lirimit të Goxhajt. Dritan Goxhaj, u arrestua në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale në Hagë, nën dyshimet se ai kishte publikuar emrat e disa dëshmitarëve të përfshirë në procese për krime lufte. Megjithatë, hetimet nuk arritën të konfirmojnë këto akuza. Ai iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit, kishte autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri gjatë kohës së luftës në Kosovë. Goxhaj pas këtij vendimi u shpreh se “kjo është fitore për drejtësinë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.