Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-sundimtari i Chad-it, Hissene Habre dënohet me burgim të përjetshëm

NULL NULL
30.05.2016 15:43

Ish-sundimtari i Chad-it , Hissene Habre është dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe u dënua në Senegal. Gjykatësi e dënoi atë për përdhunim, skllavërisë seksuale dhe vrasje gjatë sundimit të tij nga 1982 deri 1990.

Viktimat dhe familjet e të vrarëve brohorisnin dhe përqafuan njëri-tjetrin në sallën e gjyqit, pas vendimit

Kjo ishte hera e parë që një gjykatë e Unionit -Afrikan ka dënuar një ish-sundimtar për shkelje të drejtave të njeriut. Habre ka 15 ditë për të apeluar vendimin.

“Sot do të jetë gdhendur në drejtësi si dita që një grup prej të mbijetuarve solli diktatorin e tyre para drejtësisë”, tha Reed Brody nga Human Rights Ëatch, i cili ka punuar në rastin për 17 vjet, përcjellë Klan Kosova.

Gjatë gjykimit, Habre ka refuzuar legjitimitetin e gjykatës, dhe shpesh here ka ndërprerë punimet. Ish-Presidenti ka mohuar akuzat se ai urdhëroi vrasjen e 40.000 njerëzve gjatë sundimit të tij nga 1982 deri 1990.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.