Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-shefi i inteligjencës së IDF-së: Netanyahu fokusohet vetëm në mbijetesën e tij

NULL NULL
02.11.2023 16:03
netanyahu fjalim

Ish-shefi i inteligjencës ushtarake izraelite, Amos Malka, ka kritikuar gjykimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë luftës me Hamasin.

Malka i tha stacionit radiofonik “103FM” se Netanyahu kishte një tendencë për të luajtur “lojën e fajësimit” dhe për t’u shkëputur nga përgjegjësia, sipas një postimi në X nga media që citon intervistën, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse ai ka kohë të merret nëse komisioni hetimor do të jetë komitet qeveritar apo shtetëror, unë them se ai nuk është i fokusuar në menaxhimin e luftimeve, por në mbijetesë”, tha Malka.

lajme të ngjashme