Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish polici dënohet me 263 vjet burg

NULL NULL
11.12.2015 10:52

Një ish polic nga Oklahoma, është dënuar me 263 vite burgim për përdhunimin e 13 grave – përfshirë një të mitur dhe gjyshën e saj.

Daniel Holtzclaw të enjtën është shpallur fajtor nga juria prej 12 gjykatësve, transmeton Klan Kosova.

29 vjeçari ia plasi vajit pasi që u shpall fajtor për 18 akuzat – duke përfshirë përdhunimin e tetë grave që kanë dëshmuar kundër tij.

Ajo që ishte rastësi është se pikërisht dje ishte dita kur ai mbushi 29 vjet e madje disa persona të pranishëm në sallën e gjyqit filluan t’i këndojnë për t’ia uruar ditëlindjen.

Por as kjo gjë nuk e ngushëlloi ish policin pasi që në momentin kur gjykatësi e lexoi vendimin ai bërtiste duke qarë: “Unë nuk i kam bërë këto”.

Njëri nga gjyqtarët e këtij rasti, Bill Citty, është shprehur se rasti i Holtzclaw ishte i gjatë dhe i vështirë për të gjithë ata që ishin të përfshirë në të.

Kurse nëna e njërës prej viktimave në momentin kur gjykatësi tregoi se me sa vite është dënuar, filloi që të duartroksite.

Të gjithë viktimat janë shprehur se e kanë takuar Holtzclaë i kishte përdhunuar kur ishte në detyrë.

polici3

polici2

lajme të ngjashme