Ish-nxënësit djegin shkollën e vjetër, të renë e plaçkisin (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 13.04.2023 20:29 nga Qendresa Sinani 13.04.2023 20:29 Shtatë të mitur ia vunë flakën objektit të vjetër të shkollës fillore në Magurë të Lipjanit derisa shkaktuan dëme edhe në objektin e ri. Ata dyshohet se janë ish nxënës të këtij institucioni që sipas burimeve këtë vepër e kryen për shkak se e humbën një ndeshje sportive që e luajtën po atë ditë. E dëmet që ata shkaktuan nuk janë edhe aq të vogla, ku drejtori i shkollës “Haradin Bajrami” Shaip Fazliu, tha se dëmi shkon deri në 850 euro. Fëmijët u ndaluan derisa po dyshohen për vepra penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Zjarrëvënia”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS