Ish Miss-et zgjedhin bukuroshet e Kosovës NULL NULL 07.09.2016 16:13 07.09.2016 16:13 15 bukuroshe pritet që sonte të vlerësohen nga katër Miss-e të njohura botërore në spektaklin e mbrëmjes së sotme të Miss Kosova 2016, i cili do të transmetohet në Klan Kosova nga ora 21:00. Miss Globe 2008 – Almeda Abazi, Miss Earth 2012 nga Republika Çeke – Tereza Fajksova, Miss Danimarka dhe Miss Italia – Valeria Altobelli, do të vendosin se kush do të jenë dy vajza që do të kurorëzohen me çmime, e të cilat më pas do ta përfaqësojnë Kosovën në dy konkurse ndërkombëtare të bukurisë që do të mbahen në Filipine. Fituesja e Miss Universe Kosova do të konkurrojë në janar të vitit 2017, ndërsa ajo e Miss Earth Kosova në tetor të këtij viti. Organizatorët kanë deklaruar se çdo gjë është gati dhe se përveç konkurrimit spektakli do të ofrojë edhe performanca të ndryshme artistike.