Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-lojtari i Chelseat kolapson në qendrën stërvitore

NULL NULL
12.11.2025 12:50

Ish-mesfushori i Chelseat dhe kombëtares së Brazilit, Oscar, është në gjendje të qëndrueshme në spital pasi kolapsoi për shkak të një problemi në zemër.

34-vjeçari u ndje keq gjatë testimeve fizike para fillimit të sezonit të ri në qendrën stërvitore të Sao Paulos, të martën.

Ai u rikthye te skuadra braziliane Sao Paulo, ku kishte nisur karrierën e tij, në dhjetor të vitit 2024.

Klubi lëshoi një komunikatë për rastin:

“Oscar shfaqi një problem me ndryshime kardiologjike dhe u trajtua menjëherë nga profesionistët e klubit dhe ekipi mjekësor i Spitalit Einstein Israelita, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje. Më pas lojtari u dërgua në spital, ku aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe mbetet nën vëzhgim për analiza të mëtejshme me qëllim sqarimin e diagnozës.”

Mediumi brazilian Globo raportoi se Oscar ishte duke përdorur biçikletën stërvitore kur u rrëzua dhe mbeti pa ndjenja për dy minuta.

Shtohet se tani Oscar po mendon për tërheqjen nga futbolli. Ai u rikthye te Sao Paulo — skuadër e drejtuar nga ish-sulmuesi i Chelseat dhe Argjentinës, Hernan Crespo — me një kontratë trevjeçare që zgjat deri në vitin 2027, pas tetë vitesh të kaluara duke luajtur në Kinë.

lajme të ngjashme