Ish-kryeprokurori Hoxha: Jemi bërë shembull për procesin e votimit NULL NULL 22.10.2021 18:54 22.10.2021 18:54 Ish kryeprokurori Sylë Hoxha foli në Info Magazine për procesin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. “Siç është thënë edhe këto zgjedhje kanë kaluar mirë dhe po e tregojmë një shembull të mirë për zgjedhjet”, tha Syla. “Prej kur është bërë marrëveshja mes Këshillit Gjyqësor, Prokurorial dhe policisë për t’i vëzhguar zgjedhjet, jemi bërë shembull për procesin e votimit, sepse përveç policisë, janë të angazhuar edhe prokurorët dhe gjyqtarët”. “Kur hetuesit dhe policia hasin fotografim të votës, keqpërdorim apo ndikim, ata bëjnë një kallzim penal dhe ia dorëzojnë prokurorit, pastaj prokurori ngrit një aktakuzë”. “Unë si ish-kryeprokuror dhe kolegët e mi e kemi dhënë një betim dhe jemi njerëz me dinjitet, nuk vjen në shprehje as individi as subjekti as askush”. “Masat e ndërmarra kanë ndikuar në vetëdijësim, edhe qytetarët e kanë kuptuar se nuk shkon me manipulime, me vjedhje votash, fotografim, presion në komisionet apo vendvotime”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 7 minuta më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë