Ish-kryeministri spanjoll: ShBA gjithmonë ishte e obsesionuar me Kosovën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-kryeministri spanjoll: ShBA gjithmonë ishte e obsesionuar me Kosovën

NULL NULL
10/07/2022

Ish-kryeministri i Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero, ka thënë se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të obsesionuara me Kosovën gjatë mandatit të tij, duke treguar se në bisedimet me përfaqësuesit amerikanë, gjithmonë është përmendur Kosova.

I pyetur për vendimin e kryeministrit të tanishëm spanjoll, Pedro Sánchez, për të mbështetur propozimin e autonomisë marokene për Saharanë Perëndimore, Zapatero tha se në bisedimet me ShBA-në asnjëherë nuk u përmend çështja e Marokut, por se sipas tij, ShBA më së shumti fliste për Kosovën.

“Në gati tetë vitet që isha në qeveri, nëse kishte një temë që nuk u shfaq kurrë në dialogët tanë, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara, ishte tema e Marokut. Është krejtësisht e lehtë për mua të kujtoj se Kosova ishte një obsesion i madh i Shteteve të Bashkuara me Spanjën. Sigurisht, Amerika Latine, Afganistani, Iraku, po ashtu ishin tema të diskutuara. Por Maroku nuk ishte. Dhe nuk mendoj se është tani”, tha ish-kryeministri spanjoll në një intervistë për elDiaro, transmeton Klankosova.tv.

Zaptero shërbeu si kryeministër i Spanjës nga viti 2004 deri në fund të viti 2011, në kohën kur president i ShBA-së ishte Geroge Bush, deri më 2009, dhe pasuesi i tij, Barack Obama.