Ish-kryeministri pakistanez dënohet me tre vjet burgim për korrupsion NULL NULL 05.08.2023 16:41 05.08.2023 16:41 Foto: Arkiv Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me tre vjet burgim pasi u shpall fajtor për korrupsion, një vendim që e largon atë nga mbajtja e posteve politike. Khan u arrestua në shtëpinë e tij, pas vendimit të gjykatës dhe tani po transportohet në kryeqytetin Islamabad, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Gjyqi lidhet me një hetim të kryer nga komisioni zgjedhor i cili e shpalli atë fajtor për shitje të paligjshme të dhuratave shtetërore gjatë mandatit të tij si kryeministër nga 2018 deri në 2022. Partia e tij PTI tha se kundër këtij vendimi është paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme. Ish-kryeministri ka mohuar vazhdimisht të gjitha keq bërjet. Qeveria pakistaneze mohoi se arrestimi i tij ishte i motivuar politikisht ose një përpjekje për ta ndaluar atë të marrë pjesë në zgjedhjet e mëvonshme të këtij viti.