Ish-kryeministri izraelit: Putin premtoi se nuk do ta vrasë Zelenskyn NULL NULL 05.02.2023 11:44 05.02.2023 11:44 Ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett, është shprehur se presidenti rus, Vladimir Putin ka premtuar se nuk do ta vriste homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Bennett, i cili shërbeu për një kohë të shkurtër si ndërmjetësues mes dy vendeve, tha se e pyeti Putinin nëse kishte ndërmend të vriste Zelensky kur u takuan në Moskë marsin e kaluar, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv. “Ai tha: ‘Unë nuk do ta vras Zelenskyn’. Më pas i thashë atij ‘Duhet të kuptoj që po më jep fjalën se nuk do ta vrasësh Zelenskyn’. Ai tha se nuk do ta vrasë Zelenskyn”, u shpreh Bennett. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.