Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish kryeministri Gruevski: Një shkëndijë mund të ndezë gjithë Ballkanin

NULL NULL
09.04.2017 17:38

Ish Kryeministri dhe lideri i VMRO, Nikolla Gruevski ka deklaruar se në rast të krizës shqiptaro­-maqedone dhe raporteve të tyre mund të vijë deri tek tensioni dhe problemet në Ballkan.

Ai ka thënë se ky rajon është shumë i ndjeshëm dhe mund të ndezë gjithë rajonin e madje edhe mund të ndikojë në interesat globale, transmeton Klan Kosova.

“Për fat të keq, një shkëndijë e hedhur në ndonjë nga vendet mund të ndezë zjarrin edhe tek të tjerat, e shoh se kemi tensione të mëdha në shumë vende të rajonit, do ishte naive të mohohet çfarëdo skenari i mundshëm, por për ne është që të mos lejojmë të ndodh çfardo situate dhe të eskalojë ajo”, ka deklaruar Gruevski në një intervistë për “Blic”.

Maqedonia do të bëhet një shtet me dy gjuhë zyrtare. Ndërsa etnitetet tjera që janë pjesë e shoqërisë multietnike do bëhen pjesë e planit të dytë.

“Shkallë-shkallë do fillojë procesi i kantonizimit ose federalizimit që do të shkatërojë një shtet unitarë. Partitë shqiptare nuk heqin dorë nga kushti që në valutën shtetërore të figurojë dhe gjuha e tyre njejtë si edhe tek uniformat e forcave të rendit. Do fillojë debati për himnën, stemën dhe flamurin e që herët apo vonë do të ndryshojnë, për momentin e quajnë debat pasiqë nuk kanë 2/3 e votave t’i ndryshojnë, sikur të kishin do i ndryshonin me kohë”.

I pytur se çfarë mendon a është afër krijimi i një Shqipërie të Madhe?

“Ne si parti kem dënuar, dhe ne ndjehemi të detyruar të marrin çdo gjë në fuqinë tonë për të parandaluar realizimin e këtyre ideve nacionaliste për të krijuar shtet të madh. Hapi i parë në këtë drejtim është opozita në platformë tiranik”.

lajme të ngjashme