Ish e dashura ruse e Don Xhonit, ka një porosi për rep artistin NULL NULL 18.10.2022 09:24 18.10.2022 09:24 Lidhja e tyre ka përfunduar, por rep artisti kosovar, Don Xhoni dhe ish e dashura e tij, modelja ruse Ariana Lirey, po vazhdojnë të prodhojnë lajme për botën rozë. Së fundmi, ndërsa Ariana po bashkëbisedonte me ndjekësit në llogarinë e saj të Instagramit, ku numëron mbi 300 mijë përcjellës, një prej pyetjeve kishte të bënte pikërisht me yllin e hitit “Mafija”. Videot e prapaskenave të koncerteve të Don Xhonit dhe këngëtares Era Istrefi, të cilët bashkë së fundmi sollën bashkëpunimin në këngën “Hala”, po bëjnë xhiron e rrjetit. Modelja ruse u pyet pikërisht për këtë pjesë: “Çfarë mendon për videot e Don Xhonit me Era Istrefit?”, ka qenë pyetja së cilës ajo i është përgjigjur: “Ai është ish i dashuri im dhe mund të bëjë çfarë të dojë”. Dyshja, Don Xhoni dhe Ariana Lirey ishin ndarë para disa muajsh pas një sërë akuzave të drejtuar njëri-tjetrit.