Ish-deputetja Kadriu kujton shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe demokratik (VIDEO) NULL NULL 17.02.2026 08:22 17.02.2026 08:22 Ish-deputetja Drita Kadriu ka folur lidhur me Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në emisionin “Ora Shtatë”, Kadriu tha se edhe pas 18 vjetëve pavarësi, shteti duhet të bëjë më shumë, transmeton Klankosova.tv. “Kjo ditë shënohet nga gjaku i shumë brezave. Por brezat e rinj duhet me ditë që kjo ditë nuk ka ardhur rastësisht”, tha ajo në Klan Kosova. Po ashtu, ajo kujtoi ditën kur Kosova u shpall shteti i pavarur dhe demokratik, teksa kalonte në kujtimet e saja se si e përjetoi 17 shkurtin e 2008-ës.