Ish-bateristi i “Beatles” i anulon koncertet në Amerikën e Veriut, shkak COVID-19 NULL NULL 03.10.2022 22:05 03.10.2022 22:05 Bateristi Rino Starr i ka anuluar disa koncerte të tij në kuadër të turneut për në Amerikën e Veriut, pasi ai u infektua me COVID-19. Ish-anëtari i “Beatles”, i cili është 82 vjeç, kishte një numër të shfaqjeve me grupin e tij, “All-Starr” në ShBA dhe Kanada, para se të infektohej këtë fundjavë. Pas anulimit të dy shfaqjeve në minutën e fundit, zëdhënësi i tij tha se “është konfirmuar sot se Ringo është me COVID-19 dhe turneu do të ndërprehet”. Starr është duke u trajtuar në shtëpinë e tij, dhe shpreson se do t’i rifllojë paraqitjet e tij së shpejti. Datat e turneut të planifikuar për këtë javë në Saskatcheëan, Alberta dhe British Columbia janë anuluar të gjitha. Ende nuk është marrë një vendim për shfaqjet e ardhshme në ShBA dhe Meksikë. “Ne do t’i mbajmë fansat të përditësuar me çdo lajm apo ndryshim të mëtejshëm,” tha zëdhënësi i tij për BBC. Muzikanti u bë i famshëm në gjatë viteve të 60-ta si bateristi lakonik dhe i Beatles. Ai kishte vokalin kryesor në këngët si “With A Little Help From My Friends” dhe “Yellow Submarine”, si dhe filloi një karrierë të suksesshme solo pas ndarjes nga “Beatles” në vitin 1970.