Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-basketbollistët e Pejës flasin rreth ndeshjes finale Peja-Ylli

NULL NULL
12.05.2021 23:28

Ish-basketbollistët e Pejës, Samir Shaptahoviq dhe Vigan Radoni, kanë folur për KlanKosova.tv, rreth finales në mes të Pejës dhe Yllit. Të dy e kanë pranuar se Ylli ka pasur një organizim të shkëlqyer dhe kanë përmendur lojën e mirë të organizuar nga ana e trajnerit të klubit nga Suhareka, Adis Beciragiq.

Shaptahoviq ka përgëzuar dhe lavdëruar ekipin e Yllit por në veçanti trajnerin e saj.

“I përgëzoj me plot zemër dhe kanë treguar që organizimi i klubit, duke u nisur nga stafi teknik e deri tek trajneri, që fizikisht e ka përgatit maksimalisht  skuadrën”, tha Shaptahoviq.

Për Adis Beciragiqin, pati lëvdata edhe Vigan Radoni.

“Ylli ka bërë një ekip fantastike me një trajner shumë shumë të mirë”, tha Radoni.

Edhe pse Shaptahoviq, ka gjashtë vjet jashtë basketbollit, ai thotë që ka përcjell me shumë motiv “Play Offin” e Superligës, por vëren një mungesë motivi te Peja, edhe pse ai beson se vitin e ardhshëm, Peja do të riorganizohet.

“Ekipi i Pejës ka qenë një pjesë të madhe të sezonit pa Dardanin dhe Lisin, dhe kanë pasur mungesë motivimi në aspektin organizativ, por besoj që Peja vitin e ardhshëm do të riorganizohet”, tha Shaptahoviq.

Megjithatë fajtor për rezultatin e Pejës për Radonin ishin mungesat e shumta që kishte kjo skuadër gjatë finales.

“Pejën e kanë përcjell shumë lëndime me të gjithë lojtarë kyç, edhe në finale Peja kishte probleme dy ndeshjet e para pa fundorin amerikan, në lojën e dytë është lënduar Dendi, në te gjitha lojët Peja nuk ka qenë komplet”, tha Radoni.

Radoni shtoi se edhe vendimet e arbitrave kanë pasur peshë.

“Respekt për të gjithë referët po loja e basketbollit në Kosovë është ngritur në këtë sezon por referët nuk kanë qenë –  po flas për finale – në nivelin e duhur, kanë pasë shumë gabime”, tha Radoni.

 

lajme të ngjashme