Isco: Do qëndroj nëse Reali më dëshiron NULL NULL 29.05.2016 15:12 29.05.2016 15:12 Mesfushori i Real Madridit Isco ka thënë se dëshiron të qëndroj në klub pas finales dramatike në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit të shtunën. Isco impresionoi me lojën e tij si zëvendësues në finalen e Milanos në San Siro të cilën Reali e fitoi pas penaltive që erdhën si rezultat i një barazimi në lojën e rregullt me golat e Sergio Ramos dhe Yannick Carrasco. “Unë jam shumë krenar me skuadrën time. Ne kishim një stinor të vështirë, por kurrë nuk jemi dorëzuar, prandaj e merituam titullin,” tha ai pas ndeshjes. “Shpresoj të qëndroj. Nëse klubi me dëshiron mua këtu, unë do të qëndroj. Jam shumë i lumtur këtu dhe shpresoj të vazhdojë të fitoj trofe për këtë klub. Zidane ka bërë një punë të mrekullueshme me ne. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025