Ironia e deputetës së BDI-së Bilalli-Zendeli: A vlen a s’vlen? (VIDEO) NULL NULL 24.04.2024 23:49 24.04.2024 23:49 Deputetja e BDI-së, Klan Kosova Është zhvilluar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Nga radhët e shqiptarëve garuan Bujar Osmani, i koalicionit “Fronti Evropian” dhe Arben Taravari i koalicionit “VLEN”. Në ndërkohë numrimi i votave po vazhdon. Aktualisht Osmani i ka fituar 13.68 përqind e votave kurse Taravari 9.62. Deputetja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, që i takon koalicionit “Fronti Evropian” ka ironizuar me kundërshtarët duke thënë “A vlen a s’vlen? “A vlejnë apo nuk vlejnë? të ju japim një mundësi. Dhe në fund, përfundimi i statusit në Facebook është “Fitorja historike është e jona, jo e atyre”, tha ajo në Edicionin Special në Klan Kosova. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj. Po këtë ditë, do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare./Klankosova.tv