Irlanda iu thotë po martesave homoseksuale NULL NULL 23/05/2015 23/05/2015 Pas një referendumi ku kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, Irlanda përfundimisht legalizon martesën mes homoseksualëve. Irlanda feston faktin e të qenit shteti I parë në botë që e aprovon martesën mes seksit të njëjtë në një referendum. Qytetarët e Irlandës kanë votuar masovikisht që ta legalizojnë martesën e seksit të njëjtë, duke rezultuar kështu me një referendum historik. Kampanja pro martesës së homoseksualëve ka arritur të grumbullojë më shumë se 1.2 milionë vota. Shumë njerëz të cilët jetojnë jashtë Irlandës, janë kthyer në vendin e tyre që të marrin pjesë në referendum. Ka plot 22 vjet që homoseksualizmi në Irlandë diskriminohet. Para turmave të njerëzve të grumbulluar në sheshin e kryeqytetit në Dublin, u dha edhe rezultati zyrtar i referendumit. Amendamenti 34 i kushtetutës së Irlandës do të ndryshohet me 62 vota pro martesave homoseksuale.
Ekonomi Në ditën e themelimit, Komiteti Teknik Emergjent mban mbledhjen e dytë: KEK të sigurojë energji, të evitohen reduktimet 14 sekonda më parë
Ekonomi Tahiri për projektligjin për zyrtarët publikë: Ky ligj nuk duhet të kalojë, assesi 34 minuta më parë
Lajme Turqia dhe Izraeli shënojnë një moment historik, rivendosin lidhje të plota diplomatike 49 minuta më parë