Irani thotë se sulmet e aleatëve s’do të ndalen derisa të përfundojë lufta në Gaza NULL NULL 18.01.2024 09:50 18.01.2024 09:50 Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian Sulmet nga grupet e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme nuk do të ndalen derisa të përfundojë lufta e Izraelit ndaj Hamasit në Gaza, paralajmëroi të mërkurën kryediplomati i Teheranit. Ky paralajmërim vjen në një kohë kur i gjithë rajoni rrezikon të shkojë në një luftë më të gjerë, transmeton Klan Kosova. “Nëse gjenocidi në Gaza ndalet, atëherë kjo do të çojë në fundin e krizave dhe sulmeve të tjera në rajon”, tha Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian për Fareed Zakaria të CNN në një intervistë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të mërkurën. Komentet e Abdollahian i bëjnë jehonë objektivave të deklaruara të grupeve të armatosura individuale në rrjetin e ndikimit të Iranit.